E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Korçë, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Dishnicë, ku një automjet me targa greke PIT6379 ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i makinës, shtetasi Gentian Beshiri, 26-vjeç.

Përplasja e automjetit ka qenë shumë e fortë me bordurat anësore të rrugës, çfarë ka bërë të pamundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Policia kërkoi ndihmën e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.

Në momentin e aksidentin bashkë me 26 vjecarin ndodhej në makinë dhe daja i të riut,
Ismail Gjini, ku sëbashku po udhëtonin drejt Greqisë.

Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›