E Diel, 1 Nëntor 2026

Prani të policisë në plazhe, reagimi i pushuesve pas masakrës në Vlorë

Autori i masakrës në një plazh të Vlorës, ku mbeten të vrarë 3 pushues të pafajshëm është tashmë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ngjarja ka lënë ende të frikësuar pushuesit. Ata kërkojnë prani të policisë përgjatë bregdetit, por edhe vendosjen e rojes bregdetare, sic ka qënë vite më parë.

Vizitorë e turistë të cilët kanë preferuar të zgjedhin Vlorën si destinacion të pushimeve të tyre thonë se plazhet e Vlorës mbeten më të frekuentuarit, por ngrenë shqetesimin që ekziston në çdo plazh të vendit, mungesën e rojeve bregdetare.

Në te gjithe vijen bregdetare joniane dhe jo vetem kullat e kontrollit per rojet civile ekzistojne, por ne asnje institucion apo Bashki nuk ka nje organizem qe te mare persiper te kete ne organike rojet bregdetare civile.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›