E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kriva Pallankë, vdesin dy persona, njëri nga Kosova

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë, në afërsi të fshatit Stracin në verilindje të Maqedonisë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:15, kur janë përplasur tre makina, BMW me targa bullgare, Golf me targa të Kosovës dhe një Tiko me targa të Kumanovës.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë humbur jetën shoferët e makinave BMW dhe Golf, ndërsa të plagosur rëndë janë pesë udhëtarët e tjerë të makinës Tiko dhe Golf. Të plagosur menjëerë janë dërguar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa një pjesë e tyre siç mësohet jozyrtarisht janë transportuar edhe në Shkup. Policia akoma po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes. (INA) 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›