E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret e Rifatit i drejtohen për ndihmë Qeverisë së Kosovës

Familjarët e Raif Fejzullahun, kanë njoftuar pike e për pe për arrestimin e njeriut të tyre nga autoritete serbe.
Raif Fejzullahun me datë 27 Qershor Policia e Serbisë ka arrestua shtetasin eKosovës, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në një vepër te dyshimtë vjedhjeje në një shtëpi në Prollom Banjë të Serbisë.

Sipas pretendimeve të Policisë personi Hamdi Retkoceri se bashku me dy persona tjerë mes datës 11-12 Shkurt 2013 ka thyer një shtëpi ne pronësi të personit me emrin Vukoje Milosavljevic andaj Policia serbe duke u thirrur në prova fiktive e ngarkon Raifin se është njëri nga dy personat bashkëpunëtore të Hamdi Retkocerit.

I dyshuari Hamdi Retkoceri ka pranuar se ka qenë në shtëpi të personit në fjalë dhe se me të nuk ka qenë Raif Fejzullahu por kane qenë prezent Fitim Keqolli dhe Izet Lugolli, te cilet kane pasur per qellim sipas tyre te marrin një kontratë shitblerjeje nga personi Vukoje Milosavljevic për një prone te blerë nga ky person, pasi qe Vukoje Milosavljevic gjëja se nuk ka dashur ti jap këtë kontratë Hamdiut.

Me datë 27 Qershor 2013 Raif Fejzullahu është paraqitur vullnetarisht pranë Policisë së Serbisë në Kurshumli që të jap deklaratë si dëshmitarë, pasi që është lutur nga gruaja e të dyshuarit Hamdi Retkoceri me arsyetimin se Policia i ka thënë kësaj të fundit, se deklarata e Raifit do të ndihmoj në lirimin e Hamdiut.

“Raifi êshtë arrestuar fillimisht në cilësinë e dëshmitarit, gjë që nuk ka aspak mbështetje ligjore, për t’u trajtuar më vonë si i dyshimtë për pjesëmarrje në veprën e vjedhjes. Për ta ngarkuar me këtë dyshim, hetuesit policor pretendojnë se Raifi ka qenë prezent në natën kritike në veturën e Hamdiut, dhe këtë e mbështesin me dëshminë qesharake të policëve të patrullës në natën e ngjarjes, pasi që policët e patrullës kanë dëshmuar se e kanë ndalur të dyshimtin Hamdi Retkoceri rreth orës një e gjysmë (01:30) të natës me datë 11 Shkurt 2013 dhe e kanë legjitimuar vetëm Hamdiun si vozitës, ndërsa që kanë vërejtur se në veturë ishin edhe dy persona të cilët nuk i kanë legjitimuar dhe edhe pse natë e ftohtë dhe nuk i kanë nxjerrur nga vetura dhe koha nga nata kur i kanë parë deri në kohën e identifikimit kanë kaluar rreth katër muaj, këta policë gjëja se po e mbajkan në mend se ka qenë Raifi në veturë”, ka bërë të ditur në një komunikatë për media familjarë të Fejzullahut, duke shtuar se familja ka mësuar se personat që janë apostrofuar si bashkëpunëtor të Hamdi Retkocerit, përkatësisht njëri prej tyre me mbiemrin Lugolli, ka karakteristika trupore që ngjajnë me ato të Raifit.

“Policët hetues kanë nxjerrur të dhënat e regjistrit të personave nga të gjitha vendkalimet kufitare për të parë nëse Raifi ka kaluar kufirin në kohën e vjedhjes dhe të gjitha përgjigjet nga vendkalimet kufitare janë negative. Për më shumë edhe ne si familje kemi siguruar dëshmi-alibi që tregojnë se Raifi në kohën që ka ndodhur vepra ka qenë në Kosovë dhe jo në Serbi”, thuhet tutje në komunikatë.

Po sipas familjarëve, Policia ka siguruar po ashtu nje video incizim nga vendi i pagesës se rrugës ne Auto rruge ku shihet se ne veturë ishte Hamdiu dhe shihet edhe një person tjetër ndërsa pjesa tjetër nuk shihet.

“Përveq kësaj, Policia ka ndërmarr analizën e vijave papilare dhe ADN-në nga vendi i ngjarjes dhe të gjitha kanë dalur negative sa i përket Raifit, ndërsa që këto prova që shkojnë në favor të Rafiti, përkatësishtë të drejtësisë, Gjykata nuk i merr aspak parasysh, por kanë vazhduar për muajin e tretë paraburgimin me një dëshmi që kushdo mund ta vërtetoj se është plotësishtë fiktive, pasi që nuk ka asnjë mundësi që policët e patrullës të identifikojnë me saktësi një person që e kanë parë brenda veture në ora 01:30 të natës dhe atë e kanë parë para 4 muajsh pa e njofur më parë dhe pa e parë më që nga ajo ditë”.

Edhe me këto prova Gjykata në Prokuplje ka vazhduar për herën e tretë një muaj paraburgim Raifit dhe edhe pse, sipas familjarëve, shihet shumë qartë se nuk ka pasur asnjë dëshmi qe të dëshmojë përfshirjen e Raifit ne veprën në fjalê.

“Nga ajo që kemi mësuar ne, i tërë rasti i vjedhjes duket të jetë një simulim mashtrues në mes matrapazësh, për shkak të hesapeve të palara në mes të Hamdi Retkocerit dhe Vukoje Mirosavljevic, të cilët kanë bashkëpunuar në ndërmjetësim të shitblerjeve të pronave të serbve në Kosovë, ndërsa sipas indikacioneve që kemi nga tërë ky proces, besojmë se Raifi po mbahet si karrem për të siguruar një borgj që Hamdi Retkoceri i ka Vukoje Mirosavljevicit”.
Sipas familjarëve, e vetmja arsye që Raifi mund të ndërlidhet me Hamdi Retkocerin është fakti që Hamdi Retkoceri ka autobusë që mbanë lidhje të rregullta Kosovë – Serbi, ndërsa Raifi ka një servis për mirëmbajtje automjetesh dhe mirëmban edhe autobusat në pronë të Hamdi Retkocerit, përkatësisht ka udhëtuar disa herë me Hamdi Retkocerin për punët e mjeshtrisë për disa riparime precize që bëhen në Serbi tek partnerët atje, me të cilët Raifi ka bashkëpuar për vite të tëra.

Familjarët tregojnë se i kanë dërguar një njoftim nga Avokati Mbrojtës tek Ministri i Drejtësisë së Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuqi dhe tek KMDLNJ me datë 22 Gusht 2013, ndërsa që vendimin nga seanca e fundit për vazhdim për një muaj të paraburgimit e kanë dërguar me datë 30 Gusht 2013.

“Avokati mbrojtës nga Prokupla po ashtu ka shprehur gatishmëri të plotë që të deklarohet para kamerës apo përmes telefonit, me qëllim që të përkrah sqarimin që e kemi bërë ne dhe për të shtjelluar të gjithë procesin e padrejtë ndaj familjarit tanë Raif Fejzullahu”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›