Aksident ne Levan humb jeten 6 vjecari
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 6 vjeçari nga fshati Poçëm i Mallakastrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në autostradën Levan-Tepelenë kur dy djem të moshës 10 dhe 6 vjeç po luanin teksa kullotnin bagëtitë në një livadh pranë autostradës. Burimet nga policia rrugore thanë se 6 vjeçari me inicialet K. K ka qenë duke vrapuar dhe i ka prerë rrugën një automjeti që po udhëtonte ne këtë pjesë të autostradës. Përplasja ka qenë e pashmangshme dhe si pasojë ka mbetur i vdekur 6 vjeçari Klodian Kulleraj. Efektivët e policisë rrugore po hetojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. Paraprakisht mund të thuhet se ka qenë dalja e papritur në rrugë e 6 vjeçarit që ka shkaktuar përplasjen me automjetin. Drejtuesi i automjetit Petrit Ponari është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me ngjarjen.