E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia zbulon nje burim diamantesh

Rusia pritet që shumë shpejt të nisë gërmimet në një burim diamantesh, që mund të furnizojë të gjitha tregjet botërore për 3 mijë vitet e ardhshme. Shkencëtarët përllogarisin se ka triliona karatë poshtë një krateri asteroidesh, të krijuar para 35 milion vitesh. Në total mendohet se aty ka diamante sa dhjetë herë e gjithë rezerva aktuale botërore. Kremlini e dinte prej kohësh për këtë rezervë, por nuk ka folur sepse edhe sot e kësaj dite Rusia ka një pjesë luani në këtë treg. Shkencëtarët thonë se diamantet në vendin e njohur me emrin Popigai Astroblem janë dy herë më të fortë se gurët e çmuar të zakonshëm, duke i bërë ata idealë për industrinë dhe shkencën. Por natyrisht ky zbulim do e ndryshojë rrënjësisht tregun e gurëve të çmuar. Vetëm për një vit, Rusia fiton nga gurët e çmuar plot 1.35 miliard dollarë. Në vitin 1950 është zbuluar miniera e famshme Mirny, nga e cila Moska ka përfituar 17 miliard dollarë deri më tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›