Aksident në Lezhë- Makina përfundon në kanal, plagosen dy gra

Dy gra mbetën të plagosura në Lezhë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër, kur drejtuesja e një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit.
Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, makina pësoi dëmtime të konsiderueshme, ndërsa pasagjeret mbetën të bllokuara.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për të nxjerrë jashtë autoveturës dy të lënduarat, të cilat u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/