E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset në vijat e bardha, në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›