E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje, drejtuesi humb kontrollin e kamionit dhe përplaset me shtyllën

Një aksident është shënuar në Lushnje në rrotullimin Savër, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, i cili është dërguar në spitalin e Lushnjës për t’i dhënë ndihmën mjekësore. 

Kamioni kishte ngarkesë bulmeti dhe kthehej nga Tirana.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›