E Martë, 3 Nëntor 2026

Kamioni përplas makinën në Lezhë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kamioni ka përplasur një makinë duke lënë një të plagosur.

I plagosur ka mbetur Endrit Ferra, i cili po drejtonte automjetin tip Volkswagen. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë që ka shpëtuar nga dëmtimi drejtuesi i kamionit Amarildo Zefi.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›