Inceneratori i Tiranës – Rikthehet në qeli Arben Abeshin, nuk ndryshon masa për Lefter Kokën

Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli Pëllumb Abeshin, njëri prej të akuzuarve lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Vendimi u dha sot nga gjyqtari i Apelit të GjJKKO-së, Dhimitër Lara i cili pranoi kështu ankimimin e SPAK vetëm për 1 nga 8 personat në hetim.
Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Bledar Karolin.
Sipas SPAK, ka rezultuar se janë kryer një sërë veprimesh në kundërshtim me ligjin gjatë dhënies së koncesionit për inceneratorin e Tiranës dhe po ashtu edhe gjatë zbatimit të tij. Prokuroria e Posaçme rendit 7 shkelje të kryera nga ish-zyrtarët, teksa përmend fillimisht propozimin për dhënien e bonusit shoqërisë “Integrated Energy BV”, që fitoi koncesionin me vlerë 140 milionë euro.
/rtsh.al/