E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lushnje, humb jetën 57 vjeçari


Shënohet viktima e dytë brenda një muaji në aksin rrugor Klubi Shoferit -Kemishtaj. Sipas policisë rreth orës 22:35 ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Adem Guberaj, 57 vjeç që ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në rrugën kryesore për në Kemishtaj, kur është përplasur për vdekje nga një mjet me targa italiane që drejtohej nga Fatjon Gjini 26 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë , duke shkaktuar vdekjen në vend të 57 vjeçarit . Pas aksidentit të dy mjetet kanë përfunduar në kanalin buzë rrugës, ndërsa në vendngjarje menjëherë ka ardhur policia rrugore e cila ka bërë edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, të riut Fatjon Gjinin.
Po sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia në lëvizje. Viktima ka qenë duke ecur në krahun e kundërt të rrugës me biçikletë dhe ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa mjeti në momentin e parakalimit nuk ka vënë re viktimën që ka qenë duke ecur me biçikletë duke e goditur me pjesën e përparme të makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›