Topi dhe Berisha kërkojnë nga Kina njohjen e Kosovës

Tiranë, 30 gusht - Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, këto kohët e fundit kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme për disa çështje të brendshme në vend, por kur flitet për marrëdheniet me Kinën, Topi dhe Berisha flasin me të njëjtën gjuhë, raporton Top Channel.
Me delegacionin e Partise Komuniste Kineze, si presidenti Topi ashtu edhe kryeministri Berisha, ndane te njejten pikëpamje se konsolidimi i marrëshënieve mes dy vendeve, veçanërisht atyre ekonomike, shkon në interesin më të mirë të Shqipërisë. Vetem ne 6 mujorin e pare të ketij viti treguesit e eksporteve me Kinen jane rritur 600 % krahasuar me vitin e kaluar dhe Shiperia eshte ofruar e gatshme te presë investitorë kinezë ne fushen e energjitikes, turizmit dhe parqeve industriale.
Si presidenti Bamir Topi, i cili do te zhvilloje ne shtator nje vizite ne Kine, edhe kryeministri Berisha kane shfrytezuar takimet me delegacionin e kinez për të ngritur çështjen e njohjes se shtetit te Kosoves. Autoritetet shqiptare kanë vlerësuar se Kina, e cila ende nuk e ka njohur Kosoven, si një nga 5 anëtaret e përhershëm të Këshillit te Sigurimit në Kombet e Bashkuara, mund te luajë një rol konstruktiv dhe përcaktues në të ardhmen.
Pozicioni i Shqiperise eshte se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise bëri të qarte se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne përputhje të plotë me të drejten ndërkombetare dhe rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit dhe se rasti i saj është unik.
Me këtë qendrim, duke theksuar se njohja e Kosoves i sherben paqes dhe stabilitetit ne rajon, presidenti dhe kryeministri i Shqiperise do te shkojne pas dy javesh ne New York, ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te bashkuara, ku ne rendin e dites, nje nga pikat më të nxehta është rezoluta serbe për Kosoven.