Aksident ne Lushnje shpejtesia i merr jeten punonjesit te gardes se Republikes
Ne aksin rrugor Lushnje ndash Fier ne afersi te fshatit Gorre nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur pak minuta me pare. Ku nga te dhenat paraprake mesohet se viktima eshte nje punonjes i Gardes se Republikes shtetasi Artur Velaj. Sipas policise si rezultat i shpejtesise se madhe viktima ka humbur kontrollin e drejtimit te automjetit duke perfunduar ne kanal. Viktima eshte derguar menjehere ne spital ku dhe ka nderruar jete. Nderkohe policia po vazhdon hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes.