E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kunder heqjes se TVSH-se Rrit te ardhurat e klaneve dhe partive te biznesit

Rama po perdor voten per te bllokuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar Peruron rrugen Mbreshtan - Sinje dhe rrugen nacionale Lapardha 2

Tatimi mbi Vleren e Shtuar per produktet bujqesore nuk do te hiqet. Heqja e TVSH-se do te demtonte rende produktet vendase dhe do tu vinte ne ndihme vetem klaneve dhe partive te biznesit. Keshtu deklaroi dje nga Berati Kryeministri Sali Berisha duke dale kunder nismes se socialisteve propozimi i te cileve eshte dorezuar ne Kuvend. Kryeministri ka argumentuar se propozimi i socialisteve synon vetem rritjen e klienteles se tyre. Berisha ishte dje ne Berat ku mori pjese ne perurimin e rruges Mbreshtan - Sinje ne Berat me vlere 131 milione leke dhe gjithashtu peruroi rikonstruksionin e rruges rruga nacionale Lapardha 2 ne Berat me vlere 67 milione leke.

Berisha kunder nismes se PS-se

Nuk do te lejojme qe prodhimet tuaja te mbeten ne fushe. Me heqjen e TVSH-se duan te rrisin te ardhurat e tyre. Kerkesa vjen per te rritur klientelat e tyre. Fatmiresisht ky ligj nuk kerkon 3/5 e votave - deklaroi Kryeministri Berisha nga Berati duke argumentuar qendrimin kunder heqjes se TVSH-se per produktet bujqesore. Ai shtoi se nuk do te pranohet heqja e TVSH-se per importet sepse asnje nga bizneset nuk do te ulte cmimet. Nuk e bejme sepse ne menyre absolute asnje nga keta biznesmene nuk ul cmimin perkundrazi cmimi mbetet aty ku eshte. Prodhimet tuaja zvogelohen te ardhurat tuaja zvogelohen rriten te ardhurat e klaneve dhe te atyre qe ka shnderruar partia vete ne parti te biznesit. Ndaj dhe kjo eshte arsyeja qe ne qendrojme pas jush do ju mbeshtesim do rrisim subvencionet dhe do te ndjekim rregullat me te mira te mundshme ne menyre qe prodhimet tuaja te shiten ne mbare tregun shqiptar te shiten ne Kosove te shiten ne Maqedoni te shiten ne Evrope te shiten kudo - tha ai. Sipas tij Rama po perdor voten per te bllokuar ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar. Sot kreret e PS-se perdorin pushtetin qe ju kane dhene zgjedhesit e Lapardhase te Korces te Tropojes te Gjirokaster te Tiranes per te bllokuar ato pak ligje qe jane te domosdoshme te votohen me tre te pestat per integrimin e vendit ne Evrope. Zoteria shkruan Kurbanin por sigurisht po bllokove Tiranen tiranasit votojne per te gjithe shqiptaret te japin mesimin e merituar. Nuk ka shqiptar qe e voton politiken e bllokimit - tha ai.

Perurimet

Kryeministri vizitoi dje Beratin ku mori pjese ne perurimin e dy rrugeve te rendesishme per komunat e ketij qarku. Ne fillim te vizites ai se bashku me drejtuesit vendore te zones peruroi perfundimin e rikonstruksionit te rruges nacionale Lapardha 2 me gjatesi 35 km gjeresi 6 metra dhe vlere investimi 67 milione leke dhe rrugen Mbreshtan - Sinje. Rruga nacionale e rikonstruktuar do ti jape nje hapesire te re komunikimit per 12.500 banore ku perfitues direkt jane fshatrat Lapardha 1 dhe Lapardha 2 ndersa indirekt do te perfitojne edhe 12 fshatra te komunes Lumas. Gjithashtu rruga vjen ne ndihme edhe te fermereve te zones duke lehtesuar sherbimet per produktet bujqesore e blegtorale si dhe per nxjerrjen e tyre me shpejt ne treg. Kryeministri theksoi ne fjalen e tij se gjate 6 viteve te fundit ne qarkun e Beratit jane ndertuar 430 km rruge duke perfshire 230 rruge ne te gjitha njesite vendore. Jane ndertuar dhe restauruar 82 shkolla e kopshte 89 qendra shendetesore e ambulanca si dhe 74 sisteme ujesjellesish e kanalizimesh. Ne sektorin bujqesor jane investuar 633 milion leke te cilat perfshijne subvencionimin e 2500 ha blloqe te reja. Investimet ne infrastrukture i kane dhene nje shtyse te re turizmit duke bere qe Berati gjate ketij viti te vizitohet nga 200 mije turiste kundrejt 30 mije ne vitin 2005 - deklaroi Berisha. Sipas tij per sa i perket bizneseve te reja numri i tyre eshte shtuar dy here duke arritur ne 5260 te tilla krahasuar me 2830 biznese qe ishin ne vitin 2005. Kryeministri garantoi banoret dhe drejtuesit vendore te komunave se qeveria do te mbeshtese fuqishem cdo projekt te tyre per ndryshimin dhe permiresimin e cilesise se jetes se tyre per urbanizmin me te mire te zones per daljen me te lehte ne treg te prodhimeve te mrekullueshme bujqesore etj. Gjithashtu Kryeministri ftoi fermeret qe te kene perparesi mbjelljen e sa me shume drureve frutore me premtimin se do te subvencionohen nga qeveria. Kryeministri shprehu nder te tjera angazhimin e qeverise per perfundimin e projekteve te rendesishme ne infrastrukture si rrugen Berat - Lushnje segmentin Berat - Elbasan rrugen per ne Permet rrugen Duhanas - Roshnik.

Investimet

Rruga Mbreshtan- Sinje me gjatesi 101 kilometra gjeresi 4 metra dhe vlere 131 milione leke

Rruga nacionale Lapardha 2 me gjatesi 35 km gjeresi 6 metra dhe vlere investimi 67 milione leke.

Gjate 6 viteve te fundit ne qarkun e Beratit jane ndertuar

430 km rruge

jane ndertuar dhe restauruar 82 shkolla e kopshte

89 qendra shendetesore e ambulanca

74 sisteme ujesjellesish e kanalizimesh

633 milione leke investime ne sektorin bujqesor qe te cilat perfshijne subvencionimin e 2500 ha blloqe te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›