Tiranë, përfshihet nga flakët e zjarrit makina
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se një makinë tip BMË më targa të Tr 1576 F, është përfshirë para pak orësh nga flakët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Menjëherë policia nisi hetimet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Burimet theksojnë se brenda makinës nuk ka pasur asnjë person në momentin që ajo është përfshirë nga flakët, për pasojë nuk ka asnjë të lënduar.