E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, vdes 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Ngurrëza e Lushnjës u aksidentua për vdekje teksa po shkonte në pune rreth orës 4 të mëngjesit kete te hene.

Sherif Metushi po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një 32-vjeçar, i cili po transportonte disa punëtorë për në një pikë grumbullimi.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›