E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ishte për pushime në Shëngjin/ Humb jetën gjatë natës gruaja nga Kosova, nuk dihen shkaqet

Nje grua nga Kosova, rreth 46-vjeçe ka gjetur vdekjen gjatë natës në hotelin ku qëndronte me pushime në Shëngjin.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së gruas.

Trupi i pajetë i 46-vjeçares është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku edhe do i nënshtrohet mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›