E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina del nga rruga përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër/ Plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një automjet ka dalë nga rruga tek kryqezimi i Pirajve përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër. Ai drejtohej nga Gjokë Gjokhilaj, 29-vjeç, makina e të cilit përfundoi e përmbysur në një parcelë jashtë rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ në përdorimin e alkolit pas testeve të kryera, ndërsa policia po kryen hetimet në lidhje me këtë aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›