Aksident në Malësinë e Madhe, plagosen drejtuesit e dy makinave

Një aksident ka ndodhur në Malësinë e Madhe.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.