E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet mjeku në Tiranë

Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste ndaj saj.

TIRANË –  Një ngjarje e paparecedentë është shënuar në Qendrën Shëndetsore nr.10, ku një mjek është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Sipas uniformave blu të kryeqytetit, mjeku Sinan.M, u denoncua nga një emision investigativ, pasi ka ngacmuar seksualisht një paciente, e cila kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Pas vizitës, mjeku ka kërkuar që të krijojë raporte personale me pacienten dhe më pas ka kaluar në prekje fizike e deri tek propozime seksiste ndaj saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›