Aksident në Milot-Rrëshen, plagosen 4 persona
Dy automjete me targa të huaja janë përplasur me njëri tjetrin në degëzimin në të dalë të autostradës Milot-Rrëshen.. Si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, tre prej të cilëve të të njëjtës familje.
LEZHE- 4 persona, tre prej të cilëve të të njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Dy automjete me targa të huaja janë përplasur me njëri tjetrin në degëzimin në të dalë të autostradës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit tip audi Festim Gjoka 34 vjec, bashkëshortja e tij Lazime Gjoka 30 vjec si dhe nëna e tij, Hana Gjoka 64 vjece, ndërsa ka mbetur i dëmtuar dhe drejtuesi i mjetit tjetër, Viktor Arapi 34 vjec.
Nga burime spitalore të Lezhës, mësohet se të gjithë të aksidentuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti. Lëvizja e automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin e ri rrugor Milot-Rrëshen është bërë shkak i shtimit të mjaft aksidenteve të ndodhura në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës. (e.n/News24/BalkanWeb)