E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosje me armë në Laprakë. Shoqërohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë Ngjarja ka ndodhur në një dyqan pjesësh këmbimi për makina. Nga të dhënat nga policia bëhet e ditur se plagosja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë. 

TIRANE- Një i ri ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e shkrehjes së pistoletës nga shoku i tij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur para disa minutash në zonën e Laprakës në Tiranë, në një dyqan me pjesë këmbimi për makina. Nga të dhënat e para të policisë bëhet e ditur se plagosja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, ndërsa i plagosuri dhe autori ishin shokë.
Policia ka bërë shoqërimin e autorit, Donald Buzaj 22 vjeç, i cili zotëronte armën pa lejen përkatëse. Të plagosurit , 22 vjecarit Edvin Koço është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku bluzat e bardha pohojnë se i riu ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e reanimacionit. Plumbi e ka kapur në kokë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›