E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Kolonjë thirrje grave dhe vajzave: Na mjafton mbështetja juaj dhe gjysmës së burrave

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Kolonjë, në çeljen e rrugës së Vjosës që lidh bregdetin me juglindjen e vendit.

Ai kërkoi votën e grave dhe vajzave në zgjedhjet e 11 majit.

Rama nënvizoi se mjafton mbështetja e grave dhe gjysmës së burrave, që në 11 maj Kolonja të zgjohet rozë.

Rama: Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën. Nëse kemi ardhur deri këtu arsyeja madhore se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.

Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk, gjysma tjetër është çyryk. Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›