E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec, mjet bujqësor përfundon në përroin e fshatit, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë, 22 qershor, në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në përroin e fshatit.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit për mjekim. Burime mjekësore bëjnë me dije se, deri më tani, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e qarkullimit rrugor, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›