Aksident në Prishtinë, vdes një femër

Një femër ka vdekur dhe një mashkull ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në mbrëmë rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Policia bënë të ditur se një femër ka pësuar lëndime vdekjeprurëse si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në mes dy veturave civile me ngasës dy meshkuj.
Vdekjen e viktimës, pasagjere në njëren veturë, e kanë konstatuar mjekët në QKUK-Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull i cili pas tretmanit mjekësor është liruar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Indeksonline/