Aktgjykimi shtyhet për të premten

(E plotësuar) Gjykata e Apelit në Prishtinë ka shtyrë për të premten shqiptimin e verdiktit në rastin Bllaca 3, kundrejt ish-agjentit të Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca .
Bllaca, akuzohet për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999.
Bllaca në mënyrë shumë të qetë e kishte pranuar vrasjen, të ndodhur më 6 gusht 1999./Indeksonline/
----
Ka filluar seanca përfundimtare në rastin "Bllaca 3", ku pas pak pritet të shqiptohet verdikti ndaj Nazim Bllaces.
-----
Ish-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca tani ndodhet në objektin e Gjykatës së Apelit dhe pas pak minutave pritet t’i shqiptohet verdikti për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shterëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999./Indeksonline/
-----
Nazim Bllaca është nisur nga shtëpia e tij në Ribar të Lipjanit në drejtim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Burimet e Indeksonline mësojnë se Bllaca ndodhet rrugës për në Gjykatë dhe është duke u përcjellë me forca të mëdha të policisë së EULEX-it.
Bllaca rreth orës 13:00 do të dal para trupit gjykues, ku kësaj here është i pandehur për vrasjen e Ibush Kllokoqit.
I vetë deklaruari agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës SHIK, në seancën e parë e kishte ndier vetën fajtor për çka dhe është shkurtuar procesi në këtë rast./Indeksonline/