Aksident në Qafë Plloçë, kamioni përplaset me Benzin, plagosen dy persona

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:15 pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, ku një kamion tip “Man” është përplasur me automjetin tip “Benz”, dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët e këtij të fundit.
Policia bën me dije se të plagosurit ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Blutë e Pogradecit sqarojnë se “Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”.
Të plagosur kanë mbetur A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan.
/rtsh.al/