Aksident në Sarandë, makina bie në kanal, humb jetën polici

Një aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi policie është regjistruar në aksin rrugor Borsh-Fterrë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit (punonjës policie) ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy pasagjerët ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/