E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fushë eksperimentale për misrin, QTTB Shkodër mbjell 30 hibride misri në Maliq

QTTB Shkodër me të cilën Drejtoria e Bujqësisë në bashkinë Maliq ka një bashkëpunim disa vjeçar, kanë mbjellë hibridet e misrit që do të jenë në eksperimentim. Fusha është ngritur në Drithas dhe do të shihet në vjeshtë se cilat hibride do i përshtaten klimës së zonës e që fermerët më pas mund t’i përdorin për të arritur rendiment të lartë prodhimi.

“Këtë fushë eksperimentale krahasuese, e kemi ngritur në fushën e Drithasit ku janë 30 hibride misri në fushë krahasuese. Në shtator do të shihen hibridet që janë përshtatur më mirë dhe që kanë dhënë më shumë rendiment”, u shpreh Arben Duellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq.

Një tjetër bazë eksperimentale është në fshatin Sheqeras të Maliqit ku kanë qenë në eksperiment 20 hibride misri me cikël të shkurtër dhe të mesëm.

Bashkia Maliq kultivon masivisht misër, ku sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë kanë arritur rreth 3500 HA.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›