E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Shëngjin, rrëshqet nga ballkoni i hotelit, 23-vjeçari nga Burreli dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Shëngjin, ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një hoteli. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, ndërsa i riu, identiteti i të cilit bëhet i ditur me inicialet R. I., është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se 23-vjeçari nga Burreli, i cili ishte duke pushuar në Shëngjin, ka rrëshqitur aksidentalisht nga lartësia.

Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua në Spitalin e Lezhës dhe më pas u nis drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›