E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër, ndërron jetë në spital 62-vjeçari

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. Një 62-vjeçar është aksidentuar nga një automjet ende i paidentifikuar.

Si pasojë e aksidentit 62-vjeçari Lush Qokaj ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›