E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Gjirokastra: Çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Gjirokastra në Facebook.

Numri i turistëve që vizitojnë vendin vazhdon të mbetet i lartë. Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota që zgjedhin si destinacion Shqipërinë.

“MIRË MËNGJES dhe nga rrugicat e pazarit të Gjirokastrës, që gdhihen çdo ditë plot me vizitorë nga e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›