Aksident ne Shkozet

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Unazën Plazh-Shkozet. Një automjet tip “Ford Fiesta” me targa DR 9944 D, i drejtuar nga 28 vjeçari Fatjon Florja, banor i Shën-Vlashit, ka përplasur për vdekje një kalimtar, rreth të 50-tave ende i paidentifikuar.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit. Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave te aksidentit.