Berisha ne Gjirokaster mbyll fushaten elektorale ne qark
Votoni 44 ditën e çlirimit, ditën e lirisë!
Ky ishte apeli i drejtuar nga Kryeministri Berisha në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale për qarkun e Gjirokastrës. Në paraqitje të projektit qeverisës për mandatin e ardhshëm, kreu i ekzekutivit shprehu bindjen se falë reforma do të mund të arrihet Shqipëria e zhvilluar.
Përpara qytetarëve në shesh Kryeministri Berisha rruga Levan-Memaliaj do të hapet shumë shpejt, pasi po punohet me intensitet.
“Katër vitet që vijnë me uljen e mëtejshme të taksave, heqjen e tyre për makineritë, trefishimin e grandeve, ftesën për emigrantët për të ardhur për të investuar në Shqipëri, ne do të krijojmë mbi 250 mijë vende pune. Do rrisim rrogat e pensionet. Shqiptarë grekë, vllehë, njerëz të mrekullueshëm që jeni simbloli i harmonisë, ndëretnike, fetare, do të jemi bashkë për të vazhduar përpara axhendën në integrimin e BE. Të vazhdojmë rrugën tonë drejt integrimit në Europë, drejt të ardhmes sonë”, vlerësoi Kryeministri.
Por veç modelit që përfaqëson kjo parti qeverisëse dhe kryesuese e aleancës së djathtë, Berisha iu kundërpërgjigj kundërshtarit të tij politik, duke u përqendruar në tre çështje.
“Këtu Edi Rama u mor gjatë me Sali berishën. Unë nuk kam në mend të merem me të, por para jush do i them tre gjera. Edi Rama me qytetarët e këtij sheshi, shqiptarë, grekë, vllehë, romë, na bashkon një ideal i madh, ai i integrimit europian. Ti ke bërë gjithcka për të shkelumuar këtë interes jetik të qytetarëve.
Edi Rama me këto gra dhe burra të këtij sheshi me banorë të Gjirokastrës dhe të Shqipërisë kudo që janë me bashkon besimi tek vlera e familjes shqiptare, e cila është një burim i pashtershëm energjie, frymëzimi force për të çuar përpara kauzën e drejtë, për të zhvilluar vendin. Ti shoku mavi ke një rekord shumë të vecantë, ato që ndrojnë gratë për vota dhe është e vështirë që njerëzit të të besojnë”, u shpreh ai. Po, kështu, me këto banorë, Berisha tha se kemi vite që së bashku punojmë për biznese më të mëdha, për infrastrukturë më të mirë, rroga më të larta.
“Të gjitha këto jo pa mundim, por duke djersirë, ndërsa ti në 365 që ka viti, 270 nuk ke dal ndonjëherë në zyrën e punës. Prandaj përpiqesh të nxjerrësh vrerë, zi, zhgënjim, që të gjitha problemet e psiqizimit tend”, deklaroi Berisha. Por duke veçuar dhe një tjetër mangësi të kundërshtarit të tij, atë të përçarjes së minoritetit, Kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve që në 23 qershor të votojnë masivisht për numrin 44.