E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pergezon Iranin per ecurine e zgjedhjeve

Shtetet e Bashkuara e  kanë uruar Iranin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale, por kanë kritikuar censurën, kërcënimet dhe mungesën e transparencës gjatë fushatës zgjedhore.

Shtëpia e Bardh ka lëshuar një komunikatë të shtunën vonë, pasi kleriku i moderuar Hassan Rohani u shpall fitues absolut i zgjedhjeve të së premtes.

Deklarata thotë: “Ne respektojmë votën e popullit iranian dhe i urojmë ata për pjesëmarrjen në këtë proces politik”.

Megjithate ne kete deklarate nuk mungonin as kritikat per fushaten, e cila siç thuhet kishte mungesë “transparence, censurë në media, internet  dhe një mjedis me siguri te cenuar  qe ka kufizuar lirinë e shprehjes dhe votes dhe mendimit”.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të mbesin të gatshme që të angazhohen “drejtpërdrejt” me qeverinë e Iranit rreth programit bërthamor të këtij shteti islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›