Aksident ne Tepelene humb jeten nje person
Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Tepelenë- Levan . Në aksident është përfshirë një furgon mallrash tip “Volsvagen” me targa të TR 0908 l i cili pas një parakalimi të gabuar është përplasur me automjetin tip benx me targa AA 567 ET. Për pasojë ka humbur jetën Kadri Rrapaj 62 vjec dhe janë plagosur drejtuesi i automjetit tip volsvagen Ardit Meta nga Tirana, si dhe 2 pasagjeret e tjeret të automjetit tip benx Rakip Rrapaj 53 vjec vëllai i viktimës si dhe nipi i tij Erjon Rrapaj.
Grupi hetimor po kryen te gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i mori jetën 62 vjeçarit nga Berdeneshi i Delvinës.