E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete ne spital Ilirjan Cani

 Ndërron jetë në spitalin ushtarak, Ilirjan Cani, 48-vjeçari, I cili vrau me armë automatike bashkëshorten e tij. Cani ndodhej në spital prej 15 korrikut, kur u vetëqëllua me armën me të cilën kishte vrarë bashkëshorten Alketa, nënë e dy fëmijëve. Sipas mjekëve plagët ishin të rënda dhe 48-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, në zonën e njohur si Kodra e Priftit në Tiranë. Gjykata I kishte caktuar në spital masën e arrestit me burg 48-vjeçarit, që nuk ka mbijetuar për t’u përballur me akuzën e vrasjes së bashkëshortes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›