Berisha Rama e konsideron veten kurban te Bashes
Demokrati më aktiv mbetet Sali Berisha. Në Facebook ish kryetari demokrat vijon t’i bëjë jehonë zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të selisë blu dhe e cilëson atë si tmerrin e Edi Ramës. Në postim Berisha shkruan: Burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmure dhe tmerruar Edi Ramen, i cili nga atëherë vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten "kurban" të Bashës!