E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Tirane-Durres vdesin dy vellezerit

Nje aksident me pasoje vdekjen e dy vellezerve dhe plagosjen e nje personi tjeter ka ndodhur mengjesin e sotem ne autostraden Tirane-Durres.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 0230 ne afersi te Sukthit ku makina me tip ford targa DR 0203 F ne te cilen udhetonin 3 persona eshte perplasur me trafikndaresen.

Si pasoje e aksidentit rrugor kane gjetur vdekjen dy vellezerit Arben dhe Mariglen Bezati dhe eshte plagosur drejtuesi i mjetit 29-vjecari Olsi Simsia. Menjehere i plagosuri eshte derguar ne spital dhe mesohet se gjendja e tij shendetesore eshte e rende.

Dyshohet se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia me te cilen udhetonte automjeti si dhe lageshtira ne rruge. Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›