E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE-se ne ShqiperiTe nise menjehere puna per zgjedhjet vendore

Ne Shqiperi ambasadori I Osbe-se Eugen Wolfarth deklaroi se duhet te nisin me urgjence pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor te parashikuara per me 8 majin e viti te ardhshem.

Keto komente ambasadori Wolfarth i beri dje pasdite pas takimit me zevendeskryeministrin dh ministrin e ekonomise Ilir Meta.

Tani qe me pak se shtate muaj na ndajne nga Dita e Zgjedhjeve nevoja urgjente per pergatitje te hershme administrative sipas rekomandimeve te fundit te OSBE/ODIHR-it eshte me e madhe se kurre eshte shprehur ambasadori Wolfarth sipas nje njoftimi te shperndare nga zyra e OSBE-se.

Ambasadori ka vetem pak jave qe ka nisur detyren e tij dhe ne te gjitha takimet prezantuese qe ka patur kohet e fundit me autoritetet me te larte shteterore dhe politike shqiptare ai ka ngritur ceshtjen e reformes zgjedhore.

Te gjitha palet politike i kuptojne detyrat e tyre per te vepruar ne interesin kombetar duke perdorur te gjitha mekanizmat institucionale ne dispozicion vecanerisht Kuvendin per te diskutuar miratuar dhe zbatuar reformen zgjedhore tha ambasadori Wollfarth sipas te cilit zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor do te je ne nje shenues kyc i procesit ne vijimesi te reformave ne vend.

Po dje ne Shqiperi kryeministri Sali Berisha njoftoi se do te therrase kete te premte tryezen e partive politike per te nisur punen per reformen zgjedhore pasi opozita refuzoi ne menyre konstante u shpreh ai oferten e shumices per te nisur punen me komisionin e reformes dhe ti besohej asaj pergatitja e te gjitha ndryshimeve qe i konsideronte te nevojshme ne kodin zgjedhor me kusht qe te merrnin edhe aprovimin e institucioneve te specializuara nderkombetare.

Sipas kryeministrit deshtimi ne realizimin e reformes zgjedhore do te ishte pergjegjesi e socialisteve. Ne menyre qe reforma zgjedhore te miratohet nga parlamenti nevojiten edhe votat e opozites.

Por kjo e fundit duke reaguar menjehere pas vendimit te kryeministrit u shpreh permes kryetarit Edi Rama se Shqiperise nuk i duhet nje tjeter Kod Zgjedhor i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara po i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do te shkelet. Kete garanci - tha me tej zoti Rama - nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer ne 28 qershor.

Zoti Rama theksoi se socialistet jane te gatshem te ulen me shumicen per ta permiresuar edhe ligjin ekzistues te zgjedhjeve kur Sali Berisha te jete gati te hape rrugen e kesaj transparence. Perndryshe faji i mbetet atij qe e ka Sali Berishes deklaroi zoti Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›