E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ne udhekryq per zgjedhje te parakohshme apo te jashtezakonshme

Ne Kosove partite politike por edhe perfaqesuesit diplomatik jane vene ne kerkim te rrugedaljes nga situata e krijuar pas vendimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves qe te terhiqet nga koalicioni qeverises me Partine Demokratike te Kosoves. Qendrimet jane te ndara rreth mundesise qe vendi te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme dhe mundesise qe ato te shmangen deri ne zgjedhjet e parakohshme tashme te caktuara per 13 shkurt te vitit 2011.

Qe sot edhe formalisht morri fund koalicioni qeverises ndermjet Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ministrat nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves filluan dorezimin e posteve te tyre ne pajtim me vendimin e kryesise se kesaj partie per tu larguar nga koalicioni me Partine Demokratike te Kosoves.

Perfundimi i koalicionit ka hapur debatet rreth zhvillimeve te metejme politike per tejkalimin e situates se krijuar ne vend. Lidhja Demokratike e Kosoves pohon se vendi duhet te pergatitet per zgjedhjet e parakohshme te caktuara me 13 shkurt ndersa zyrtaret e Partise Demokratike te Kosoves e cilesuan krize institucionale gjendjen e re te krijuar ne vend duke mos perjashtuar mundesine qe Kosova te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme.

Analistet nderkaq thone se ne tryeze jane disa mundesi. Analisti Ramush Tahiri thote se me te besueshme jane zgjedhjet e jashtezakonshme te cilat mund te mbahen pas votimit te mosbesimit te qeverise i cili duhet te paraqitet nga kryeministri Thaci dhe atehere duhet te caktohet data e zgjedhjeve e cila eshte jo me shume se 40 dite qe i bie diku ne javen e pare te dhjetorit ose me 5 dhjetor thote zoti Tahiri.

Kushtetuta dhe ligjet ne fuqi hapin mundesi per shmangien e zgjedhjeve te jashtezakonshme.

Variant tjeter eshte qe te vazhdohet me kete qeveri keshtu cfare eshte ne doreheqje deri ne zgjedhjet me 13 shkurt dhe te munden te gjitha partite qe te pergatiten per keto zgjedhje. Por variant me i perafert eshte ai i zgjedhjeve te jashtezakonshme sepse duket kohe e gjate kater muaj qe te rrihet ne nje qeveri qe eshte joefikase theksoi Tahiri.

Gjerat tashme jane ne doren e kryeministrit te vendit Hashim Thaci i cili eshte duke debatuar kete ceshtje edhe me diplomacine nderkombetare. Por edhe kjo e fundit thuhet se eshte e ndare ndermjet dy mundesive. Nje pjese e diplomateve mbeshtesin idene qe vendi te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme dhe te pershpejtoje procesin e krijimit te institucioneve te reja ndersa pjesa tjeter qe te priten zgjedhjet e parakohshme te caktuara per 13 shkurtin e vitit te ardhshem.

Opozita nderkaq vlereson se renia e qeverise se koalicionit eshte perfundim sic thuhet i natyrshem i kesaj qeverie ndersa ka qendrime te ndryshme rreth zhvillimeve ne vijim. Nje pjese e saj mendon se zgjedhjet e jashtezakonshme kane mbetur zgjidhja e vetme per situaten ne vend ndersa nje pjese mendon se eshte e pamundur qe kjo te ndodhe ne nje kohe te shkurter. Te shqetesuar per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme jane shprehur edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

Koalicioni qeverises ndermjet rivaleve te vjeter Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves pasoi zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007. Marreveshja per bashkeqeverisje u arrit ne janar te vitit 2008 ndersa nje muaj me vone ne shkurt te vitit 2008 Kosova shpalli pavaresine e cila eshte njohur nga 70 vende te botes. Zgjedhjet lokale te vitit 2009 shenuan nje periudhe perplasjesh ndermjet partnereve te koalicionit qe kulmuan me doreheqjen e ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›