E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari, plagoset pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur këtë të martë (23 maj) në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku automjeti i cili po drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë ka humbur jetën 55-vjeçari Sh.K, ndërsa ka mbetur e plagosur pasagjerja që po udhëtonte me të.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se “Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.  

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›