Aksident në Tiranë, makina përplaset me monopatinat, plagosen 3 të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre të miturve ka ndodhur në Tiranë. Një 41-vjeçar ka përplasur me automjet tre të miturit të cilët po lëviznin me 2 monopatina. Sipas informacioneve bëhet me dije se dy prej të miturve, njëri 11-vjeç dhe tjetri 9-vjeç janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa i treti është në gjendje të rëndë nga dëmtimet që ka marrë në kokë nga përplasja.
“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë dëmtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
/rtsh.al/