E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë! Mjeti me shpejtësi humb kontrollin, rrëzon shtyllën dhe përfundon në trafikndarëse

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin Transballkanik, në afërsi të paraburgimit të Vlorës, ku një automjet i markës Benz është përfshirë në një rrëshqitje të madhe. Sipas informacioneve, mjeti, duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin në një kthesë, ka tentuar të frenojë, por për shkak të lagështisë në rrugë, ka dalë nga aksidenti dhe ka goditur trafikndarësen.

Automjeti ka përfunduar duke goditur një shtyllë elektrike, e cila ka rënë në tokë. Fatmirësisht, aksidenti ka ndodhur në një orar ku rruga nuk ishte shumë e frekuentuar, duke shmangur dëme të tjera, si pasojë e përplasjes me automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit, ka pasur dëme të shumta materiale, por drejtuesi i automjetit ka dalë pa lëndime dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›