Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën 64-vjeçari

Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë këtë të enjte (19 janar) si pasojë e një aksidenti.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën me dije se aksidenti u regjistruar në rrugën e fshatit Muçaj, ku 64-vjeçari me inicialet A. A., ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, 64-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/