E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Vlore

Një 55 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik ne Zvernec te Vlorës. 
Sipas informacionit të policisë rrugore lokale, viktima Arshi Hamzai 55 vjeç, banor i lagjes “Lirim”, ishte një peshkatar i cili po udhëtonte me motorin e tij drejt portit të Zvërnecit aty ku dhe shkonte shpesh për të gjuajtur peshk.  
Informacionet paraprake tregojnë se një automjet tip “Benz” me targa AA 383 EC e ka përplasur disa metra në anë të rrugës dhe më pas drejtuesi i tij Babush Hodaj nga Armeni është larguar nga vendi i ngjarjes, pa tentuar ti japë as ndihmën e parë. Policia e cila mbërriti menjëherë konstatoi vdekjen e peshkatarit nga goditjet e forta të marra në kokë. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se shkaktar është drejtuesi i “Benz-Rexhina”, i cili është shpallur në kërkim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›