E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje masakrohet rruga per skrap

Nuk kanë kaluar ende dy vjet nga përfundimi i ndërtimit të këtij aksi rrugor që lidh Gërmenjin me Tre urat në rrethin e Lushnjes.
Përveç asfaltit, kjo rrugë s'ka asgjë tjetër të përbashkët me investimin disamilionësh të përuruar në vitin 2010.
Bordurat metalike, anësoret janë vjedhur. 600 metra janë përllogaritur nga policia, dhe destinacioni janë qendrat e skrapit.

Këto pamje tregojnë se hajdutët nuk mund te ndalohen, kanë mjaft kohë, madje edhe për t’i përgatitur gati për transport

Drejtuesit e mjeteve i tremben më shumë natës. S'ka sinjalistikë ndriçuese, por rreziku për të rënë në kanal tashmë është i madh.

Aksi rrugor Gërmenj-Tre Urat, u asfaltua pas 30 vitesh me fondet e qeverisë shqiptare, në korrik të 2010. Ky aks lidh 7 fshatra të komunës Grabjan dhe ka një gjatësi prej 4.5 km.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›