Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Një automjet, tip Benz me targa TR 5431 T me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga pranë fshatit Pajovë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 47-vjeçari Arben Duja dhe është plagosur drejtuesi i mjetit Qemal Filja
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.