E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tjetër krim në familje, vritet një 18-vjeçare

Krimi në familje ka goditur sërish. Një 18-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me sopatë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hekal të Tiranës ku viktimë ka mbetur 18-vjeçarja A. Gjosha.

Sipas informacioneve më të fundit, 18-vjeçarja është qëlluar me sopatë nga bashkëshorti I saj, identiteti I të cilit nuk bëhet ende I ditur dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›